Konfirmohet lajmi i “Sheshit”, Shabani e përforcon Shkupin

262

Bujar Shabani, është përforcimi i radhës te Shkupi.

Ashtu siç ka raportuar “Sheshi” me 17-të qershor edhe tani është konfirmuar nga klubi shqiptar.

Shkupjanët i kanë uruar mirëseardhje mesfushorit dhe nga tani e tutje ai do të jetë shkupjan.

“Bujar Shabani tani është shkupjan bardhekaltër”

Shabani ditë me parë ka ndarë rrugët me Dritën ku me këtë skuadër edhe është shpallur kampione e Kosovës. Ndërsa me parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Ferizajit dhe Feronikelit.

/Gazeta Sheshi/