Konfirmohet lajmi i “Sheshit”, Hyseni përforcon Ferizajn

205

Vajtjet dhe ardhjet në afatin kalimtar të verës po bëhen shumë interesante këtë vit në futbollin kosovar.

Futbollisti Ergon Hyseni është transferimi më i ri i FC Ferizajit.

Gaztea “Sheshi” kishte raportuar ekskluzivisht me 15 qershor për këtë transferim.

EKSKLUZIVE: Hyseni pritet të largohet nga Arbëria, klubi i madh kërkon shërbimet e qendërmbrojtësit

Hyseni është rikthyer në klubin ferizajas nga klubi i KF Arbërisë

Mbrojtësi është prezantuar sot në ambientet e klubit të Ferizaj, në prani të kryetarit.

“Skuadra jonë ka vazhduar me përforcimet e rradhës, sot kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Ferizajas, Ergon Hyseni që eshte transferuar nga KF Arbëria.”, shkruhet në postimin e klubit.

/Gazeta Sheshi/