Konfirmohet lajmi i “Sheshit”, Gjilani dhe futbollisti i njohur i ndajnë rrugët

2332

Sport Club “Gjilani” është duke vazhduar furishëm të punoj për sezonin e ardhshëm.

Gazeta “Sheshi” kishte raportuar me 26 maj të vitit 2021 se Gjilani dhe Drin Govori do i ndajnë rrugët.

Tashmë lajmi është konfirmuar edhe nga vetë futbollisti i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin nga SC Gjilani.

Kujtojmë që Govori u transferua te Gjilani nga gjiganti shqiptar, Skënderbeu.

Më poshtë e gjeni postimin e Govorit: 

Përshëndetje,

Shumë të dashur miq, dua të ju njoftoj që sot me marrëveshje të dyanshme , vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin para kohe me SC “Gjilani”.

Dua të falenderoj bashklojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e klubit “Skifterat” për mbështetjen dhe momentet e mira që kaluam.

Do të vazhdoj fuqishëm drejtë arritjes së qëllimeve të mia!

Shumë shpejt do të ju njoftoj për të ardhmen!

DG

/Gazeta Sheshi/

EKSKLUZIVE: Gjilani i ndanë rrugët edhe me dy futbollistë