Konfirmohet lajmi i “Sheshit”, Drita “blindon” portën me Malokun

337
FOTO: LumiHD

Klubi Futbollistik “Drita” ka rinovuar kontratën me portierin Faton Maloku.

Maloku ka nënshkruar kontratë edhe për tri vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi.

Kujtojmë që Gazeta “Sheshi” kishte raportuar me 6 qershor të vitit 2021 se Maloku e kishte vazhduar bashkëpunimin me “bardhekaltërit” edhe për tri vite.

Komunikata e plotë e Dritës:

“Porta në duar të sigurta

Portieri ynë Faton Maloku do vazhdojë të jetë portier i klubit tonë andaj porta e jonë do të jetë në duar të sigurta.

Drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi pas një takimi të shkurt me Malokun, ka arritur marremëveshje e cila e siguron porten tonë edhe për tre vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi!

Maloku u bashkua me klubin tonë dy vite më parë nga ekipi i Kukësit për tu shpallur kampion me klubin tonë dhe për të shkruar histori në garat europiane andaj projektet e klubit vazhdojnë që nga porta e Fatonit.

“Edhe pse kontrata ime kishte përfunduar, asnjeherë nuk e kam menduar largimin sepse e dija sakt që nuk do gjejë më mirë se ketu. Me thanë të drejtën edhe pse kisha shumë oferta, as nuk i kam dëgjuar e as nuk jamë takuar me asnjë klub sepse DRITA ka bërë shumë për mua andaj unë duhet të bëjë ende shumë për klubin!

Vetëm ata që kanë qenë dhe që janë pjesë e klubit e din se sa shumë profesional është ky klub andaj vetem nëse kisha menduar që të largohem do të ishte gabim i madhë.

E falemderojë staffin dhe gjithë kryesinë për besimin ndaj meje, dhe tani më mbetet puna dhe përkushtimi drejt arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta”, shkroi klubi në Facebook.

EKSKLUZIVE: Drita vazhdon bashkëpunimin me futbollistin e njohur