Konfirmohet kriza e Hajvalisë, dorëheqje e madhe në kryesi

730

Xhavit Pacolli nuk është më drejtor i klubit të Hajvalisë. Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Në ditët e fundit kur Hajvalia hyri në krizë, ishte Pacolli i vetëm që u mundua të bëjë lëvizje pozitive në klub, por edhe ai tashmë është dorëzuar. Pacolli ishte edhe donator në klub.

Kësisoj, kriza te Hajvalia thellohet edhe më shumë.

Për dorëheqjen e tij, Pacolli ka shkruar në “Facebook”.

Ja postimi i tij i plot.

Unë me shumë keqardhje po shkruaj këtë shkresë për të njoftuar zyrtarisht Dorëheqjen time nga detyra ime si Drejtor I Klubit Futbolistik “HAJVALIA”

Jam shumë i kënaqur që kam qenë pjesë i Klubit Futbolistik “HAJVALIA” ku gjatë këtyre viteve kemi kaluar nje kohë shumë të mire dhe duke arritur suksese me klubin dhe duke shkruar historin e klubit.

I vlerësoj shumë Pronarët e klubit Ragip Muratin, Mehdin Pergjegjaj dhe Rrahim Pacollin qe me dhane besimin ta udhëheqi klubin gjate kesaj kohe, ku unë jam munduar te jap maksimumin nga vetja qe klubi te organizohet ashtu siq i ka hije nje klubi futbollistik gjithashtu dua ti falenderoj te gjithe antarët e kryesis, ekipin e seniorve, ekipen e femrave, junior, kadet, pioner, fatosa dhe parafatosa dhe e gjithe stafin tekink të cilet me mbeshteten gjate gjithe kohes ku kemi hasur veshtersi por edhe duke shkruar histori me Klubin tone.

Jam munduar që se pari të jem i drejtë si me punën ashtu edhe me të gjithë pa pasur asnjëherë ndonjë qëllim me të cilin do të doja ta lëndoja ndonjërin me vetëdije.

Në këtë Klub bëhen gati kater vite pune me të cilën unë jam munduar ti zbatoj në përpikmeri të gjitha detyrat e punës duke shpresuar bindshëm se ia kam arritur duke cekur edhe riorganizimin e shkolles se futbollit dhe siguruar kupen kampione dhe kupen e kosoves ne kategorine e femrave si dhe nenkampion me ekipin e senioreve ne sezonin 2015- 2016.

Tani, unë Deklaroj se jam i gatshëm të dorëhiqem nga klubi për arsye personale, ndersa klubit i uroj jetë me plotë suksese edhe më të medha.

Edhe një here ua bëj me dije se jam shumë i lumtur dhe me shume mburrje që kam punuar në Klubin Futbolistik “HAJVALIA” ndersa jam i gatshem qe deri ne dorzimin e detyres time ti dorezoj gjithe materialet te cilat i posedoj .

Me respekt

Xhavid PACOLLI