Komisioni i Arbitrazhit të FBK-së merr vendim për ankesën e Pejës

172

Komisioni Arbitrar në kuadër të FBK-së, ka vendosur që në ankesën e parashtruar nga Peja, ta lirojë Brandon Walters nga dy ndeshje mos-lojë, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë skuadra pejane, duke bërë të ditur në lajmërmin e tyre në faqen zyrtare se Walters është liruar nga dënimi prej dy ndeshje mos-lojë. Kurse dënimi në fuqi do të mbetet për AJ Walton.

Postim i plotë:

Të dashur tifoz, ju njoftojmë se Komisioni Arbitrar sot ka vendosur për dënimet e Brandon Walters dhe AJ Walton.

Vendimi është ky, Brandon Walters lirohet nga dënimi me 2 lojë mos ndeshje dhe do luajë sonte kundër KB Ylli, ndërsa për AJ Walton dënimi do mbetet i pa ndryshuar (2 ndeshje mungon).

Falenderojmë Komisionin Arbitrar që ka marrë parasysh ankesat dhe dëshmitë tona rreth incidentit.

Ndërsa ju rikujtojmë që sot nga ora 20:15 në palestrën e sporteve në “Karagaç” do të zhvillohet finalja e parë ndërmjet Pejës dhe Yllit.

/GazetaSheshi/