Klubi pa zhveshtore, gjyqtarët e Superligës zhvishen në veturë

253

Ndeshja derbi e Ligës së Dytë (Grupi A) ndërmjet Rilindjes së Kosovës dhe Leshanit (2:1) ka prodhuar një ngjarje interesante.

Klubet kishin kërkuar gjyqtarë të Superligës dhe Komisioni i kishte deleguar tre të tillë, por ata hasën në diçka të pazakontë që nuk janë mësuar ta përjetojnë në nivelin elitar.

Tefik Maloku (Podujevë), Driton Preniqi (Obiliq)dhe Fatmir Sekiraqa (Podujevë) u detyruan të zhvishen në veturë në mungesë të zhveshtores, shkruan Gazeta Sheshi.

Në foton e siguruar shihet sesi gjyqtarët që kishin udhëtuar për në Skivjan të Gjakovës me uniformën solemne të FFK-së, u desh t’i hedhin ato në veturë pa pasur mundësi për t’i lënë në një vend më të mirë.

Pavarësisht kësaj, ata e kryen punën në mënyrë profesionale.

Raste të tilla në Ligën e Dytë ka të shumta.