Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” shkëlqen në garat republikane, vjelë 17 medalje

132

Këtë fundjavë janë mbajtur garat republikane të gjimnastikës, në të cilat ka marrë pjesë edhe Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”.

Trajneri i këtij ekipi, pedagogu e eksperti i këtij sporti tejet atraktiv, Hazir Alidema, ka theksuar se klubi që e udhëheq ai në këtë garë ka marrë pjesë me 12 gjimnaste, nga Gjilani e nga Vitia, të cilat aftësitë e tyre i kanë shpërfaqur në 9 disiplina, kurse rezultatet ishin të shkëlqyeshme, 17 medalje.

Garueset i kanë përkitur kategorisë së parayllkave, yllkave, parapioniereve, pioniereve dhe juniorëve, pra garueseve më të reja, që është dëshmi se këtë klub e pret një e ardhme e ndritur, ngase në gjirin e vet ka shumë garuese të talentuara.

Këto janë rezultatet e gjimnasteve të KGJ “Halil Alidema”:

Kategoria parayllka: Ana Gjashi, medalja e bronztë në tra.

Kategoria Yllka: Alea Alidema, medalja e artë në kapërcime, Lorina Halimi, medalja e argjendtë në tra dhe Berika Rashiti, medalja e bronztë në tra.

Kategoria parapioniera: Eliza Ramadani, medalja e artë në parter dhe medalja e argjendtë në tra. Enea Miftari, medalja e argjendtë në kapërcime dhe medalja e bronztë në tra dhe parter. Arbesa Zejnullahu, medalja e argjendtë në parter.

Kategoria pioniere: Ariola Ajvazi, medalja e artë në parter e kapërcime, medalja e bronztë në tra.

Kategoria juniore: Aksel Murtezi, medalja e artë në parter, tra dhe kapërcime.

Nga 14 klube të gjimnastikës sa i ka Federata e Gjimnastikës, KGJ “Halil Alidema” ka dalë ekipi më i mirë, që është edhe një dëshmi se në këtë klub punohet me profesionalizëm e me përkushtim. Pos kryesisë së klubit e prindërve, punës së palodhshme të kryetrajnerit Hazir Alidema, një meritë e veçantë i takon edhe trajnerit Ard Kryeziu dhe të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre i dalin në ndihmë këtij kolektivi të vyeshëm. /Kryelajmi.com/