Klopp peshkon tek Real Madrid-i

127

Tekniku gjerman i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka filluar të mendojë për ardhjen e reja për sezonin vijues, deri sa banka e Real Madrid-it shihet si një treg mjaft i mirë për të peshkuar, transmeton Gazeta Sheshi.

Lucas Vasquez është njëri ndër objektivat kryesor të Jurgen Klopp, i cili dëshiron ti japë fuqi krahëve sulmues të të kuqve, raporton Corriere dello Sport.

Sulmuesi i krahut e ka gjetur mjaft mirë vetën që nga rikthimi prej Espanyol-it, përkundër se nuk ka patur shumë hapsira këtë sezonë. Mirëpo, gjatë minutave të luajtur spanjolli ka dhënë sinjale pozitive se mund të jetë njëri ndër lojtarët më të mirë në krah.

Përkundër se Vasquez ka kontratë deri në vitin 2020 me Real Madrid-in, Klopp do mundohet të shfrytëzoj pozitën e titullarit për ta bindur atë drejt transferimit në Anfield. Krahas tij edhe mesfushori tjetër i Realit të Madrid-it, Francisco Alaracon Isco është një tjetër objektiv për skuadrën angleze.

/Gazeta Sheshi/