Kjo është pozita e Kosovës në botë pas medaljes së artë

342

Medalja e artë e fituar nga Majlinda Kelmendi, ka bërë që Kosova të renditet e nënta.

Kosova mbetet pas shteteve të mëdha të botës, si Australia, Kina, Koreja e Jugut, Hungaria, SHBA, Rusia dhe Japoni.

Kjo është medalja e parë e Kosovës në Lojërat Olimpike, dhe vjen në pjesëmarrjen e parë, diçka që e bën edhe më të veçantë këtë sukses.