Kjo është motoja e tifozëve kuqezi për botërorin Rusia 2018

225

Kombëtarja shqiptare këtë muaj do të fillojë fushatën për botërorin Rusia 2018.

Pas paraqitjes historike në evropianin e sivjetmë të futbollit, Federata Shqiptare ka filluar edhe përgatitjet për kampionatin botëror, i cili do të zhvillohet pas dy viteve në shtetin rus.

Mbas nuk kanë mbetur as tifozët e kombëtares shqiptare, të cilët tashmë kanë përzgjedhur moton për botëror, transmeton Telegrafi.
“Gegë e Toskë – Bashkë në Moskë”, raportohet se tifozët kanë zgjedhur si moto për Rusia 2016.

Kujtojmë se Shqipëria gjendet në grupin G, së bashku me Lihtenshtajn, Spanjën, Izraelin, Italisë dhe Maqedoninë, ku me këtë të fundit do të luajë takimin e parë më 31 gusht.