Kjo është lista e zezë e Guardiolas tek City

150

Pep Guardiola pritet ta marrë drejtimin e skuadrës angleze Manchester City për sezonin e rradhës, mirëpo tekniku spanjoll veç se ka filluar punën tek citizens. Siç ka raportuar France Football tekniku spanjoll tashmë ka bërë një listë të zezë të futbollistëve që do të largohen nga Etihad Stadium.

Wilfred Bony, Martin Demichelis, Fernando, Joe Hart, Aleksandar Kolarov, Vicent Kompany, Elaquim Mangala, Samir Nasri, Bacary Sagna, Yaya Toure dhe Pablo Zabaleta, janë futbollistët e etiketuar të Guardiolas, që tashmë mësohet tu ketë thënë atyre të gjeni një klub të ri.

Krahas largimeve, tekniku spanjoll do të sjell në Manchester edhe shumë futbollistë të tjerë, me të cilët synon të nisë një epokë gjigante tek City.

/Gazeta Sheshi/