Kjo është e ardhmja e këtyre dy futbollistëve të Realit (FOTO)

171

Trajneri Zinedine Zidane duket se ka vendosur për sezonin e ardhshëm. Skuadra aktuale që e ka nuk do të lëvizë. Madje, as lojtarët që kishin minutazhë më të vogël gjatë sezonit të kaluar.

Mbeten në Madrid

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se trajneri francez është bindur që t’i mbajë në ekip mesfushorin kroat Mateo Kovacic dhe mbrojtësin Nacho, pavarësisht faktit se pritej që të dy të largoheshin gjatë kësaj vere nga “Santiago Bernabeu”. Madje, për ish-futbollistin e Interit thuhej se mund të përfundojë tek Milani.

Të dy lojtarët shpresojnë të kenë minutazhë më të madh në sezonin e ardhshëm, edhe pse janë të vetëdijshëm se konkurrenca do të jetë mjaft e fuqishme. Kovacic ishte transferuar në Madrid me synim zhvillimin më shumë dhe të fitojë trofe. Reali e pati një sezon fantastik duke e fituar Championsin