Kjo është dilema e vetme e Zidane për ndeshjen ndaj Wolfsburg

175

Prania e Casemiros apo ajo e James Rodriguez është i vetmi dyshim teknik i Zinedine Zidane në prag të një takim vendimtar për Real Madridin të martën në Santiago Bernabeu kundër VfL Wolfsburg.

Casemiro jep ekuilibrin dhe shumëçka në anën defansive, ndërsa prania e James mundëson vertikalizimet e skuadrës dhe diktimin e tempos se lojës përpara. Pjesa tjetër e skuadrës është shumë e qartë, duke përfshirë edhe rikthimin e Karim Benzemas, pas një goditje të fortë që mori në gjurin e këmbës së majtë në ndeshjen e parë të së mërkurës se kaluar.

Lojtarët dhe tifozët kanë shkëmbyer mesazhet mes veti. Përderisa tifozët kërkuan karakter  nga lojtarët nesër në anën tjetër lojtarët kërkojnë një atmosferë madheshtore nga tifozët në tempullin mitik, Santiago Bernabeu.

Zidane bëri tetë ndryshme kundër Eibar në fakt tre prej tyre ishte i detyruar. Keylor Navas, Marcelo, Toni Kroos, Luka Modric dhe Gareth Bale kanë pushuar me vendim të Zidane ndërsa Sergio Ramos ka munguar për shkak të pezullimit, Benzema dhe Raphael Varane për shkak të dëmtimeve.

Ekipi i parë i Real Madridit do të jetë i freskët në përpjekje për rikthimin e rezultatit nesër-mbrëma.

Se me kë ka zgjedhur do të startojë Zidane nesër, me Casemiro apo James, këtë do ta mësojmë nesër.