Kjo është “behanja” e Dritës pas organizimit

490

Drita arriti të ringjallet pasi klubin e morën përsipër biznesmenët e njohur, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku.

Paraprakisht, nga Drita ishin larguar futbollistët kryesorë nga edicioni i kaluar, derisa një pjesë tjetër vetëm pak ditë më parë vazhdoi t’i mbetet besnik klubit.

Ndërkohë, reagimi ishte i shpejtë edhe me përforcime, pasi gjilanasit sollën Petrit Osmanin, Viktor Kukën, Alban Dragushën, Alban Mavriqin dhe Semir Zenelin, duke bërë që përbërja e parë e skuadrës të jetë e fortë.

Mirëpo, problemi i trajnerit Sadat Pajaziti është banka jo shumë konkurrente. Anipse bëhet fjalë për futbollistë të rinj dhe të talentuar, të njëjtit do ta kenë të vështirë t’i bëjnë ballë presionit të Superligës, shkruan Gazeta Sheshi.

Gjithsesi, afati kalimtar i verës mbetet i hapur deri më 31 gusht dhe Drita ka mundësi të reagojë në këtë aspekt.

Drita dje zhvilloi një ndeshje miqësore me Tërnocin, derisa rezultati ishte i barabartë, 1:1.

Gjilanasit startuan me këtë përbërje: Latifi, Kuka, Dragusha, Haliti, Tusuni, Berisha, Ramadani, Osmani, Zeneli, Murati dhe Maliqi.

Pjesa tjetër e futbollistëve të Dritës nuk është shumë e njohur në opinionin futbolldashës kosovar.