Kjo deklaratë e Wengerit nuk do t'iu pëlqejë tifozëve të Arsenalit

148

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se përfundimi në katër vendet e para në Premierligë, është diçka e pamjaftueshme për skuadrën e tij.

Topgjinjtë edicionin e kaluar e përfunduan në vendin e dytë, pas kampionëve të Leicester City.

“Të përfundosh në top katër, është diçka e pamjaftueshme për ne. Unë mendoj se pavarësisht asaj që mund të bëjmë, është e pamjaftueshme. Ne duhet të tentojmë të marrim më të mirën nga ekipi”, deklaroi Wenger, duke shtuar se ekipi i tij edicionin e ardhshëm do të kërkoj titullin e ligës, të cilin nuk e ka fituar që nga viti 2004.