Kjo deklaratë e Ramos do t’i shokojë tifozët e Real Madridit

164

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka zbuluar se ka qenë afër largimit nga Madridi.

Spanjolli e pranon se në parim kishte arritur marrëveshje me Manchester Unitedin, por sipas tij, gjithmonë prioritet ka qenë Real Madridi. Ai e mendon pensionimin tek ‘Los Blancos’.

“Unë kisha arritur marrëveshje me shkrim me Manchester Unitedin, por për një moment kam menduar për këtë gjë, atëherë prioritet gjithmonë ka qenë Real Madridi. Unë edhe mund të pensionohem këtu”, ka thënë Ramos.