“Kishim harruar të luajmë futboll”

131
Cesc Fabregas e ka goditur në distancë trajnerin Jose Mourinho.

Spanjolli ka deklaruar që në kohën sa portugezi ishte trajner i Chelseat, ai kishte harruar të luajë futboll.

“Pas ndeshjes ndaj Bournemouthit, isha aq i zhgënjyer sa që i thash gruas se kam harruar të luaj futboll”, deklaroi Fabregas për “Goal”.

Ai ishte ndër futbollistët më të dobët të Chelseat këtë sezon, në kohën sa blutë drejtoheshin nga Mourinho.