Kinezët të interesuar të investojnë edhe në Angli

125

Investimet e fundit në futbollin kinez duket se nuk po i mjaftojnë pronarëve të këtij vendi, që kërkojnë të zgjerojnë investime edhe në Europë. Së fundmi shumë klube nga ishulli janë bërë cak i pronarëve kinez, transmeton lajmin Gazeta Sheshi.

Pronari i shoqërisë aksionare Alibaba, Jack Ma, tashmë po përgatit çdo plan të mundshëm për të investuar në futbollin anglez. Shoqëria që ai drejton eshte e interesuar ta ndjeke planin e skuadrës së Manchester City-t duke zhvilluar nga një skuadër në çdo kontintent.

Në kontinentin aziatik tashmë e kanë pothuajse gati, ndërkohë iu duhet nga një në Europë dhe Amerikë. Ende nuk dihet se cilën skuadër nga Liga Premier do t’ia shkelin syrin, mirëpo një gjë është e sigurtë, ata tashmë do të investojnë në kampionatin anglez.

/Gazeta Sheshi.