Kina hap thesin, do Ardan dhe Dani Alves

141

Kina është kthyer në një rrezik për gjigantët e Europës. Potenciali i tyre financiar ka bërë që të tundojnë çdo futbollist cilësor, madje të blejnë ata që janë cilësuar të pashitshëm. Në shënjestër janë vënë edhe lojtarë të Barcelonës.

Mësohet se për mesfushorin Arda Turan ka ardhur një ofertë e jashtëzakonshme. Plot pesë vjet kontratë, me nga 20 milionë euro në edicion. Ndërkohë, për të bindur katalanasit janë ofruar plot 60 milionë euro.

Lojtari i kombëtares turke ka vetëm pak kohë që ka nisur të aktivizohet me gjigantët iberikë, pasi priti 6 muaj që të përfundonte pezullimi. Shifrat ekonomike janë një mundësi që mund të mos paraqitet dy herë për klubin apo lojtarin, por shihet si e vështirë që të realizohet këtë muaj.