Kifle dhe birra për ditëlindjen e pronarit të Leicester City-t (Foto)

159

Vichai Srivaddhanprabha, president i skuadrës surprizë në Angli, Leicester City, e ka festuar ditëlindjen e tij me gjithë tifozët e klubit. Gjatë duelit të fundjavës të cilën “Dhelprat” e triumfuan përballë Southampton (1-0), pronari i klubit kishte vendosur para hyrjes në stadium ti shërbente tifozët me nga një kifle dhe nga një birrë falas, transmeton Gazeta Sheshi.

CfHbUfaXEAAQyZC CfHbUldW4AAl89R
Multimilioneri tajlandez është shndërruar në një person shumë të dashur nga tifozët e Leicesterit që janë afër realizimit të ëndrrës së tyre, të të qenit kampion në Ligën Premier.

Madje tifozët i kishin përgatitur atij një surprizë. Teksa po fillonte ndeshja kishin shpalosur një banderolë gjigante në të cilën thuhej:

CfHwjH1W4AAV1Yf
CfHwikCXEAAEE_0
“Urime ditëlindjen zotëri President, nga të gjithë tifozët e skuadrës Leicester City”.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në mbylljen e kampionatit, skuadra e Claudio Ranierit udhëheq kampionatin me 7 pikë para ndjekësit më të afërt Tottenham Hotspur, dhe është shumë afër të bëhet kampion në njërën nga ligat më të forta në botën e futbollit.

CfHbUmmWEAA-Zbe CfHbUfgW4AAdE6Z
/Gazeta Sheshi/