KF Behari i kundërpërgjigjet Hashanit: Portat janë të inspektuara nga Komisioni i Garave

541

Në vikendin që lëmë pas është zhvilluar takimi ndërmjet Beharit dhe Vjosës në Ligën e Dytë të futbollit kosovar. Trajneri i skuadrës nga Shtimja, Erdin Hashani, u ankua se portat nuk kishin dimensionin e duhur dhe pavarësisht kërkesës te delegati i ndeshjes dhe gjyqtarët, kërkesa e tij nuk u përfill, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, Klubi Futbollistik “Behari” ka dalë me një komunikatë, me ç’rast ka prezantuar raportin e Komisionit të Garave në lidhje me inspektimin e fushës së futbollit në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Në procesceverbalin e inspektimit të kësaj fushe thuhet se shtyllat e portës janë të hekurit dhe jo alumin siç duhen të jenë sikurse në Superligë dhe Ligën e Parë.

“Ndeshja e zhvilluar në Vitomiricë kundër KF Vjoses (Java 22) e cila përfundoj 0:0.
Klubi musafir ishte ankuar se gjoja portat janë më të vogla dhe nuk kan dimensione normale siq jan të parapara me Rregulloren e Garave të Liges së Dytë nuk qëndron dhe i hedhim poshtë të gjitha spekulimet që janë bërë në media”, thuhet në kumtesën e KF Beharit.

No photo description available.

Ndryshe, Vjosa qëndron në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 49 pikë, ndërkohë Behari në një pozitë më poshtë me 37 pikë.

/Gazeta Sheshi/