Këto skuadra kanë shprehur interesim për Zabërgjën

1467

Mesfushori i njohur kosovar, Dior Zabërgja, në sezonin e ri do e shohim me një fanellë tjetër.

Zabërgja së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Arbërisë, ku ishte titullar i padiskutuar në 35 ballafaqime dhe arriti t’i realizoi 6 gola dhe 1 asistim.

Gazeta “Sheshi” mëson se për futbollistin kanë shprehur interesim dy skuadrat e Ligës së Parë, Ferizaj dhe Trepça ’89.

Gjithashtu për shërbimet e futbollistit 26-vjecar ka shprehur edhe një skuadër e Superligës, me të cilën pritet që të bisedoj në ditët në vazhdim.

/Gazeta Sheshi/