Këto janë rezultatet e ndeshjeve të Ligës së Dytë

1282

Kanë përfunduar takimet e ditës së shtune të javës së 23-të në Ligën e Dytë, shkruan Gazetasheshi.com

Derbi kryesor i kësaj jave u ndëpre në minutën e 60-të, pasi ka pasur një përleshje fizike ndermjet lojtarëve te Fushë Kosovës dhe Vjosës.

Kurse, në Rahovec, vreshtarët kanë marrë një fitore prej 2:0 ndaj Galaksisë, duke i bërë presion Fushë Kosovës. Kurse takimi tjetër ka përfunduar me fitoren e Dardanisë ndaj Vëllazërisë prej 3:1.

Rahoveci me fitoren e arritur është ngritur në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Galaksia ndodhet në vendin e fundit me 10 pikë.

Kurse, Dardania, është ngritu në pozitën e gjashtë me 34 pikë, kurse Vëllazëria rrezikon rënien në Ligën e Tretë pasi ka 22 pikë në vendin e 12-të.

Ndërkohë në ndeshjen Fushë Kosova – Vjosa, pritet të mirret vendimi nga KE.

/GazetaSheshi/