Këto janë rezultatet e miqësoreve të sotme

260

Sot janë zhvilluar dy ndeshje miqësore, derisa skuadrat e Superligës përballë kanë pasur ato të Ligës së Parë dhe janë treguar të suksesshme.

Në ballafaqimin e parë, Besa e superpërforcuar e ka mposhtur Ramiz Sadikun 4:1, derisa dy nga katër golat u realizuan nga përforcimet, Fatlum Gashi e Shkëlqim Pacolli, derisa shënuan edhe Fatih Karahoda dhe Florent Qorraj.

Sfida u zhvillua në terrenin me bari artificial në Brestovik.

Në ballafaqimin tjetër, Trepça që zuri vendin e Vushtrrisë në Superligë, ka fituar pastër, 3:0.

Gjatë fundjavës pritet të ketë ballafaqime interesante. Veçohet dueli i nesërm ndërmjet Prishtinës dhe Hajvalisë që luhet në stadiumin e Flamurtarit nga ora 10:00.