Këto janë duelet miqësore që zhvillohen sot

278

Stadiumi “Përparim Thaçi”, sot do të jetë nikoqir i një ndeshje miqësore mjaft interesante. Ekipi i Lirisë nga ora 17:00, do ta zhvillojë  një takim miqësor me skuadrën e Korabit nga Peshkopia.

Padyshim që këto ndeshje kontrolluese po shërbejnë pozitivisht për skuadrat të cilat janë para fillimin të ri të kampionatit.

Ndërkohë në Mitrovicë do të ndeshen dy skuadrat elitare dhe njëherit rivalët e vjetër, Trepça ’89 – Prishtina. ‘Minatorët’ do i bëjnë konak skuadrës prishtinas që ndodhet në fazën e fundit përgatitore para sfidës së Superkupës që pritet ta zhvillojë në fundjavë ndaj Feronikelit.

/Gazeta Sheshi/