Këto janë disa nga miqësoret interesante që luhen sot

189

Skuadrat kosovare vazhdojnë të zhvillojnë sa më shumë ndeshje kontrolluese në mënyrë që të jenë gati për edicionin e ri futbollistik.

Në këtë mënyrë, kampioni në fuqi, Feronikeli luan me Renovën në qytezën e Kërçovës nga ora 17:00. Këto ekipe kishin luajtur edhe para disa ditësh në Drenas.

Miqësore tjetër është edhe ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës. Rivalët e moçëm ndeshen në Gjakovë nga ora 17:00.

Llapi nis me ndeshje kontrolluese dhe rivali i parë i tyre është 2 Korriku. Ballafaqimi zhvillohet në Merdar nga ora 16:00.