Këto janë çiftet gjysmëfinale në Ligën e Evropës

763

Arsenali, Manchester United, Roma e Villareali janë katër gjysmëfinalistët e këtij edicioni në Ligën e Evropës.

Arsenali eliminoi Slavia Pragën 5-1 në rezultat të përgjithshëm, Roma ndaj Ajaxit 3-2, Manchester United kundër Granadas 4-0 dhe Villareali ndaj Dinamo Zagrebit 3-1.

Tashmë dihen edhe çiftet gjysmëfinale.

Manchester United luan ndaj Romës ndërsa Villareali ballafaqohet me Arsenalin.

Faza e parë gjysmëfinale zhvillohet më 29 prill ndërsa ndeshjet e kthimit më 6 maj.