Këto ishin emocionet e babait të Majlindës pas fitores

255

I ftuar në Kosova Direkt në Klan Kosova, ishte babai i i xhudistes Majlinda Kelmendi, Ismet Kelmendi e cila sot ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos.

Xhudistja pejane e mposhti në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u kurorëzuar si mbretëresha e Evropës në xhudo.

Ai shprehet mjaft i gëzuar dhe i kënaqur me fitoren e së bijës.

“Jemi të gëzuar të gjithë, dhe besoj që Majlinda do të na sjellë edhe medalje të tjera , ajo është një luaneshë dhe një trimëreshë e familjes tonë”.

“Jo vetëm e familjes tonë por është edhe luaneshë e të gjithë kombit shqiptar, dhe këtë gjë ajo e ka treguar me forcën e saj”.

“Në Moskë para se të garonte i kanë thënë se t’i nuk mundesh të luftosh me flamurin e Kosovës, por duhet të luftosh me flamurin e Komitetit Olimpik Botëror dhe ata njëherësh kanë pranuar”.

“Por pasi Majlinda kishte këmbëngulur, ata gjysmë ore para fillimit të lojërave kanë vendosur që Majlinda të marrë pjesë me flamurin e Kosovës”.

Pra kjo sipas Kelmendit është një mburrje për Kosovën.

“Pra kjo është një mburrje për popullin shqiptar, me ç’rast Garda e ushtrisë ruse e kanë përshëndetur flamurin shqiptar”

“Jemi mburr edhe me Majlindën që ka fituar medaljen, por më shumë jemi gëzuar kur është ngritur flamuri shqiptar te një popull i cili nuk na ka njohur”.