Këto gjëra gjatë dushit ua prishin lëkurën

205

Gjërat që nuk duhet t’i bëni në dush zakonisht janë ato që njerëzit i praktikojnë pothuajse çdo ditë.

Studime të ndryshme madje janë duke pretenduar se nuk është mirë të laheni çdo ditë, për shkak se kjo mund të jetë e dëmshme për lëkurën.

Larja e shpeshtë e trupit vret bakteret e shëndetshme që formohen në mënyrë natyrale nga trupi dhe që krijojnë barriera për mikrobet dhe bakteret e këqija, duke e tharë lëkurën dhe duke e dëmtuar atë seriozisht, transmeton Gazeta Express.

Kështu, pavarësisht se a laheni çdo ditë apo jo, mos i bëni këto gjëra në dush:

Të lahesh pa e filtruar klorin.

Klori, së bashku me fluorin shtohen në ujë si agjentë pastrimi dhe dezinfektues, por mund të jenë të këqij për trupin tuaj, flokët dhe lëkurën. Kjo është arsyeja pse duhet të përdorni filtruesin e ujit në dush, në mënyrë që të largoni metalet e rënda, bakteret dhe pesticidet.

Të rruheni me brisk rroje të kualitetit të dobët.

Shumë njerëz po përdorin brisk të vjetër të rrojës, në vend se të përdorin brisk modern. Shumica e njerëzve nuk e dinë, por një brisk modern – jo një i modës së vjetër – ofron një mënyrë më të mirë të rrojës dhe është më ekonomik. Ata janë edhe më të mirë për lëkurën, për shkak se i presin qimet në një kënd më të sigurt pa i irrituar gjëndrat.

Nëse vendosni grim pak pas dushit

Shumica e markave të grimit mund të jenë helmuese dhe të mbushur me karcinoma, por njerëzit po vazhdojnë t’i ngjesin ato. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të vendosni grim menjëherë pas larjes, ose ta mbani atë gjatë natës pa e larë fytyrën.