Këtë statistikë në Ligën e Kampionëve e ka vetëm Ibrahimovic

147

Ai është i vetmi lojtar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve me 6 skuadra të ndryshme.

Bëhet fjala për Zlatan Ibrahimovic, i cili ka luajtur në skuadra të Serie A, Holandës, Spanjës Suedia dhe Francës.

Sulmuesi suedez ka shënuar me këto skuadra të tilla në ligën elitare evropiane për klube si Ajax, Inter, Juventus, Milan, Barcelona dhe PSG.

Por, Zlatan ende nuk e ka shijuar suksesin e të shpallurit kampion i Ligës së Kampionëve, megjithëse ka luajtur në top skuadrat evropiane.

Sulmuesi 34- vjeçar aktualisht luan për skuadrën franceze të PSG-së, me të cilën së fundi është shpallur kampion për herë katërt kampion i Francës.