Kështu pritet të duket stadiumi i Gjilanit që mund të përfundoj vitin e ardhshëm

1868

Drita dhe Gjilani janë dy skuadrat me ndikimin me të madh në Superligë dhe po këto dyja vijnë nga qyteti i Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com.

Por ajo që po i preokupon këto dy ekipe është stadiumi, të cilat dy skuadra janë ende duke e pritur përfundimin e shtëpisë së tyre.

Ndërsa siç po shihet këtij shqetësimi po i vjen fundi, pasi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka bërë të ditur se ky projekt po trajtohet me prioritet dhe pritet që të përfundoj në vitin 2022, edhe pse nga qeveria e kaluar ishte paraparë që të përfundoj në vitin 2023.

Postimi i plotë:

STADIUMI PO BËHET!

Çështja e stadiumit të Gjilanit, ka qenë njëra nga çështjet për të cilat jam interesuar qysh nga fillimi i kësaj legjislature të dytë.

Pos që ka qenë interesim i imi, në të njejtën kohë ka qenë edhe kërkesë e tifozëve të të dyja klubeve në Gjilan, por edhe e të gjithë qytetarëve.

Interesimit tim, që në të njejtën kohë përfaqëson interesimin e secilit qytetarë të Gjilanit, i është përgjigjur ministri i Kulturës Hajrullah Ceku, ditë më parë.

Stadiumi i Gjilanit, është njëri nga projektet që po trajtohet me prioritet dhe ai pritet të përfundojë në vitin 2022. Ndër tjerash, kemi parë që ka filluar edhe intensifikimi i punimeve, në mënyrë që të përfundohet brenda afatit kohor të paraparë.

Mos të harrojmë që ky projekt është zvarritur qysh nga nëntori i vitit 2017. Nga ish-ministrja e qeverisë së kaluar ilegale, u patë thënë që do të finalizohet në 2023.

Por, fatmirësisht ky projekt ka hyrë në agjendë dhe vitin që vjen urojm që derbi më i zjarrtë në Kosovë, i klubeve më të mira të futbollit “Gjilani” dhe “Drita” të zhvillohet në stadiumin e ri dhe mëse të merituar. Në STADIUMIN e GJILANIT

/GazetaSheshi/