“Kështu nuk shkon”

192

Marc Andre Ter Stegen është i vetmi në kampin blaugrana që nuk po e shijon edhe sa duhet suksesin nëpër të cilën po kalon skuadra e Barcelonës. Kjo pasi gardiani gjerman është i pakënaqur me minutazhën e ofruar nga trajneri Luis Enrique, transmeton Gazeta Sheshi.

“Në fund të sezonit unë mund të kem luajtur 25 ndeshje. Mirëpo kur vjen koha për El Clasico unë do jem në stol. Kjo është e pamjaftueshme që unë të jem pjesë e kombëtares, prandaj mendoj se gjërat duhet të ndryshojnë sepse kështu nuk po shkonë më”, është shprehur Ter Stegen.

Gardiani gjerman erdhi dy sezone më parë në Camp Nou nga skuadra gjermane Borussia Monchengladbach, me ç’rast nuk arriti asnjëherë të bindë teknikun Luis Enrique, se është ai që duhet të jetë numri një në portën blaugranase.

/Gazeta Sheshi/