“Kështu nuk shkohet në Europë”

153

I nevrikosur dhe mjaft i shqetësuar është parë të jetë përzgjedhësi i përfaqësueses spanjolle, Vicente Del Bosque, deri sa skuadra e tij barazoi në miqësoren e lluksit ndaj Italisë, (1-1). Përpos gardianit De Gea dhe sulmuesit veteran Aritz Aduriz, të gjithë të tjerët janë të sinjalizuar se duhet të ndryshojnë diçka brenda vetës nëse dëshirojnë të jenë pjesë e kampionatit europian “Francë 2016”, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ne duhet të ndryshojmë urgjentinsht. Pashë disa pika pozitive, mirëpo kemi shumë gjëra për të përmisuar. Kështu nuk shkohet në Europë”, ka thënë Del Bosque.

Përfaqësuesja spanjolle do udhëton drejt Francës me kurorën e kampionatit, duke tentuar ta mbrojë sërish, ashtu siç kishte bërë në kampionatin e fundit.

/Gazeta Sheshi/