Kështu duket terreni i Feronikelit para derbit me Prishtinën (Foto)

277

Njëri prej stadiumeve me terrenin më të mirë në Kosovë aktualisht është “Rexhep Rexhepi” në Drenas, aty ku i luan ndeshjet skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli.

Në një foto që është publikuar në ‘Facebook’ nga faqja zyrtare e Feronikelit, shihet terreni në një gjendje shumë të mirë dhe me një pamje evropiane.

“Kështu duket sot, një ditë para ndeshjes derbi stadiumi i Feronikelit “Rexhe Rexhepi” në Drenas. Për veç pamjes së mrekullueshme të tapetit, risi në këtë takim do të jetë tribuna e re, e cila ka një kapacitet prej 5.000 vendesh. Pra mos harroni nesër derbi më i madh në vend, derbi i dy skuadrave të rajonit nga Prishtina, derbi të jesh kampion dhe të jesh pjesë e Superligës. Feronikeli – Prishtina nesër ora 14:00”, thuhet në përshkrimin e fotos në faqen e klubit të Feronikelit.

12670892_471991612992584_8249433307034467155_n