Kështu dukej një biletë për ta parë ndeshjen Prishtina – Crvena Zvezda (Foto)

763

Prishtina e kohërave të arta vazhdon të mbetet sinonim i futbollit kosovar.

Me padurim priteshin ndeshjet kur kryeqytetasit luan në shtëpi ndaj rivalëve të mëdhenjë në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllavisë.

Një nga ballafaqimet që zgjoi interesim të jashtëzakonshëm në atë kohë ishte dueli me Crvena Zvezdën i luajtur më 10 gusht të vitit 1986.

Prishtinafc ka zbuluar një biletë që kushtonte 200 dinarë dhe i përkiste fillimit të tribunave.

Në atë ndeshje ishin tubuar mbi 25 mijë shikues, derisa Prishtina ishte mposhtur minimalisht, 1:0.

Formacioni i Prishtinës ishte ky: Belojeviç – Arsim Gashi, Shefqet Sinani, Gani Llapashtica, Skender Shengyli, Koljenoviç, Muharrem Sahiti (Goliç), Sahit Kelmendi, Kujtim Shala, Fadil Muriqi, Urosheviç (Fadil Berisha).