Këshillat e bukurisë të grave të Egjiptit Antik

377

Mbretëresha Kleopatra është një ndër figurat më të famshme të historisë. Ajo njihet për të arriturat e saj të shumta dhe për udhëheqjen e saj. I ka intriguar si meshkujt ashtu edhe femrat. Thuhet se bukuria e saj e ka vënë në gjunjë secilin mashkull. Kleopatra ka qenë e njohur për intelegjencën e saj, dinakerine dhe për mjeshtërinë e joshjes, sikur shumica e grave të famshme të historisë së Egjiptit që njiheshin për bukurinë e tyre.

Shumica e produkteve tona të bukurisë dhe praktikat, e kanë rrënjën në Egjiptin antik. Kjo ka qenë koha kur bukuria ka qenë aq e rëndësishme dhe e rrallë, sa gratë do të bënin gjithcka për të ruajtur dhe zhvilluar atë. Kjo ka qenë edhe një formë e fuqishme e vet-dashurisë të cilën kasta mbretërore e Egjiptit antik na e ka mësuar. Sekretet e bukurisë së Egjiptit antik konsiderohen si më të mirat prej të gjithave. Që nga mbretëresha Nefertiti e deri tek Kleopatra, këto gra kanë qenë simboli i bukurisë së botës antike. Dhe jo vetëm gratë atëherë kanë qenë të pasionuara pas bukurisë, por edhe burrat të cilët kanë qenë pjesë e shumicës së zbulimeve të bukurisë në kohën e tyre dhe e kanë thyer idenë e maskilitetit.

Le të shikojmë sekretet e tyre të bukurisë dhe kontributin e tyre në produktet dhe tretmanet moderne të bukurisë.

Dheu i kuq (Okra e Kuqe)

Okra e kuqe është një pigment i fuqishëm i përbërë nga oksidi i hekurit dhe hematiti. Ngjyra këtij pigmenti është e afërt me atë të gjakut. Ai është përdorur gjatë gjithë historisë në mbarë botën. Është përdorur për qëllime kozmetike. Gratë në Egjipt e kanë përdorur për t’i lyer buzët dhe mollëzat. Ky pigment është i përbërë nga materiali natyral dhe është i padëmshëm për përdorim. Tradicionalisht, okra e kuqe është shndërruar në pudër dhe është përzier me pak ujë, e më pas është aplikuar në buzë dhe lëkurë. Përgjatë viteve, ky pigment ësstë përzier me pigmente të tjera për të krijuar nuanca të ndryshme të të kuqit për faqe. Bile në disa regjione përdoret edhe sot e kësaj dite. Një gjë shumë e mirë është se okra e kuqe qëndron më shumë se shumica e grimit modern.

Ngjyra e zezë

Është një nga mjetet kozmetike më të njohura që nga ka dhënë kultura e Egjiptit antik. Kjo lloj ngjyre është zhvilluar në një ndër artikujt më të rëndësishëm kozmetik që i kemi sot – eyeliner. Ajo përbëhet nga metale të rënda të koncentruara dhe kripa minerale. Kripa minerale natyrisht nuk është materiali më i sigurtë për t’i lyer sytë, por egjiptasit kishin zbuluar një proces filtrimi 30 ditor i cili e ka bërë atë të padëmshëm për përdorim. Bile tani ajo përdoret me nivel të ulët të kripes gjë që e mbron lëkurën dhe syrin nga infektimet dhe dëmtimi nga dielli. Egjiptasit kanë qenë të parët që e kanë zhvilluar pamjen e famshme të quajtur “cat eye look” (sy maceje).

Kënaja

Kënaja është përdorur shpesh në proceset tradicionale të bukurisë. Egjiptianët antikë e kanë përdurur kënanë për lyerjen e thonjve me ngjyra të ndryshme. Kjo i ka mbrojtur thonjtë e tyre ndaj temperaturave të ashpra dhe kushteve në vendin e tyre. Kënaja ka ndikuar në shëndetin e mirë të thonjve dhe rritjen e tyre.

Vaji i ricinit dhe vaji i susamit

Egjiptasit antikë kanë besuar se forma perfekte e bukurisë është të jesh i hollë dhe të dukesh i ri. Ata kishin shpikur mënyra të ndryshme për të mos shtuar peshë dhe rrudha. Ata shpesh kanë bërë masazha ma vaj ricini dhe vaj susami për ta mbajtur lëkurën e tyre të re dhe pa rrudha.

Sapuni

Higjiena nuk është konsideruar cështje aq e rëndësishme në mbretëritë e tjera të kohës, por në Egjipt ka qenë ndryshe. Ata kanë besuar se për të ruajtur shëndetin dhe pamjen ka qenë e rëndësishme që lëkura të jetë e pastër. Ata e kishin krijuar sapunin duke përzier vajin e ullirit dhe argjilën. Ky sapun ka qenë i shkëlqyeshëm për pastrimin e lëkurës, lagështinë dhe ushqyerjen e saj. Përbërësit e vajit të ullirit gjithashtu kanë ndihmuar në zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga dielli dhe kanë nxitur shërimin.

Maska nga mjalti

Ju do të gjeni qindra receta të maskës së mjaltit në internet, por nëse me të vërtetë doni të ndiqni traditën, atëherë ndiqeni stilin e Egjiptit antik. Anëtarët e familjes mbretërore e kanë përzier mjaltin dhe qumështin për të krijuar maskë hidratuese për fytyrën. Ata e kanë përdorur atë shpesh për të hidratuar dhe pastruar lëkurën. Edhe pse në atë kohë anëtarët e familjes mbretërore e kanë përdorur maskën për tërë trupin.

Depilimi me sheqer

Egjiptianët antikë kurrë nuk i kanë pasur qef qimet në trup, prandaj edhe kanë krijuar metodën e parë në histori për depilimin e trupit. Ata e kanë shkrirë sheqerin ose mjaltin për të hequr qimet nga trupi dhe fytyra. Receta ka ndryshuar përgjatë viteve por secila e ka origjinën nga receta origjinale antike e Egjiptit.