Kerry në Bruksel për antiterrorizmin

123

Jean Claude Juncker ishte zyrtari i parë i lartë me të cilin u takua Sekretari Amerikan i Shtetit pas mbërritjes në Bruksel, mëngjesin e së premtes me ofertën për ndihmë pas ngjarjeve tronditëse të së martës.

Kerry  pohoi se në mesin e viktimave janë edhe dy shtetas amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara luten dhe vajtojnë me ju për jetët e larguara aq mizorisht prej nesh, përfshirë ato amerikane, si dhe për shumë të plagosurit nga këto akte të urryera”, tha ai.

Pas Presidentit të Komisionit Europian, shefi i diplomacisë amerikane u takua me kryeministrin belg Charles Michel.

“ISIS-i nuk ka asnjë mbështetje nga asnjë qeveri. Sulmet theksojnë akoma më shumë nevojën për t’i frenuar dorën Shtetit Islamik”, nënvizoi ai.

Në axhendën e Sekretarit të Shtetit, të mbërritur në Bruksel pas një ndalese në Moske, vend kryesor do të zënë bisedimet e antiterrorizëm në kohën kur zyrtarët e qeverisë belge përballen me një dallgë kritikash mbi një seri dështimesh të sigurisë dhe të inteligjencës.