Kërkohet lypësi i rrejshëm në Angli që fiton më shumë se kryeministri!

218

Në qytetin britanik Vullverhempton, autoritetet janë duke luftuar me endacakët e rrejshëm, njëri prej të cilëve fiton rreth 640 euro në ditë.

Kjo shifër për një vit arrin 130.000 funta e që është për 12.000 funta më pak se paga vjetore e kryeministrit britanik Dejvid Kamerun.

“Qytetarët naivë dhe zemërmirë me gjithë qejf u ndihmojnë të pastrehëve nga të cilët ka shumë mashtrues që kanë shtëpi të tyre dhe të hollat e fituara në përgjithësi i harxhojnë në alkool”, thotë Stiv Evens, Shef i Zyres për Mirëmbajtjen e Qytetit, i cili deklaroi se në qendrën e Vullverhemptonit punojnë mashtrues profesionistë që përfitojnë shuma të mëdha parash nga njerëzit bamirës.

Përveç autoriteteve, të brengosur janë edhe lypsarët e vërtetë të cilëve shpresa e vetme u ka ngelur bamirësia e të tjerëve nga e cila e sigurojnë ushqimin. Njëri prej lypsarëve të vërtetë shprehet i shqetësuar se njerëzit nuk do të japin më lëmoshë as njerëzve që kanë nevojë për të dhe se mashtruesit krijojnë një imazh të keq për të gjithë lypsarët që kanë nevojë për ndihmë e që nuk i harxhojnë paratë në alkool por në ushqime. /femra.net/