Kërkesa e Ançelotit: Lewa-Muller qëndrojnë

113

E mbani mend drekën e muajit shkurt të Carlo Anceelottit me Karl-Hainz Rumenigen në një restorant të Mynihut? Natyrisht që po, pasi ajo ishte vizita e parë e italianit si trajner i ardhshëm i bavarezëve. Se çfarë ka kërkuar fillimisht tekniku, askush nuk e dinte … deri dje.

Mediat gjermane dhe ato spanjolle kanë zbuluar se dëshira parësore e theksuar nga italiani është mbajtja me çdo kusht e Robert Lewandovskit dhe Tomas Mullerit në Mynih. Përgjigjja e Rumeniges ka qenë e qartë. “Ne jemi klub blerës, jo shitës”, – mësohet t’i ketë thënë ai “Carletos”.