“Kërcënon” Batatina: Ose lejoni tifozët ose të gjitha të ngrihen në këmbë

317

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kërkuar që ndeshja kundër Shkupit në kualifikimet e Ligës së Konferencave të zhvillohet me tifozë.

Ai ka thënë se moslejimi i tifozëve është shkelje e të drejtave elementare të njeriu

Ky është postimi i Batatinës:

Nuk duhet që të shkelen të drejtat e njeriut në bazë të fuqisë ekonomike sepse nëse shtetet e forta kanë të drejtë që t’i lejojnë tifozët edhe shtetet më të varfura ekonomikisht duhet t’i lejojnë sepse kjo është një shkelje flagrante e të drejtes së lirë.

Llapi kërkon që në ndeshjen kthyese ndaj Shkupit më 15 korrik në kuadër të raundit të parë kualifikues për Uefa Conference League t’i ketë tifozët të pranishëm në tribuna dhe nëse kjo nuk ndodhë tifozët e të gjitha skuadrave duhet të ngrihen në këmbë dhe të kërkojnë rikthimin e tyre në tribuna.