“Kemi mposhtur Barcelonën, pasi Pique bënte selfie”

168

Barcelona është duke marshuar drejt mbrojtjes së titullit kampion në Primera Divisionin spanjoll. Bashkë me të është duke shkuar edhe rekordi i ndeshjeve të pathyeshmërisë, ndërkohë njëri ndër protagonistët e këtij fundi ishte Unai Emery, trajneri i skuadrës së Sevilla-s, e cila kishte mposhtur së fundmni blaugranasit, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ne shfrytëzuam mungesën e Messit dhe pakujdesinë e futbollistëve të Barcelonës. Pasi kishte goditur Neymar shtyllën, njëherë e njëherë, topi erdhi tek Pique i cili nuk e di se çfarë po bënte në ato momente, ndoshta një selfie, dhe kështu i hoqëm mundësinë për të realizuar, duke marrë një fitore mjaft të vështirë”, u shpreh Emery.

Kujtojmë që ishte pikërisht skuadra e Sevilla-s, që kishte mposhtur për herë të fundit skuadrën blaugranase, në tetorin e vitit të shkuar 2-1 në Sanchez Pizjuan.

/Gazeta Sheshi/