Kelmendi mesazh emocionues për të rinjtë kosovar

168

Pas triumfit në Lojërat Olimpike në Rio 2016, ka folur edhe Majlinda Kelmendi.

Ajo është shprehur shumë e lumtur, i ka falënderuar të gjithë dhe ka thënë se këtë e ka bërë për t’i treguar botës se çfarë vlera kanë të rinjtë nga Kosova.

“Jam krenare që kam arritur të fitoj medaljen e artë. Është e vërtetë që kam garuar për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Londrës. Po Shqipëria dhe Kosova kanë një traditë, janë një popull. Për arsye politike jemi të ndarë”.

“Kam pas oferta multi milionëshe, por asnjëherë për asnjë çast nuk kam pranuar dhe nuk do të pranoj me ndërrua shtetin. Kjo nuk përshkruhet dhe nuk paguhet me asgjë”.

“Me këtë dua të tregoj se shumë të rinjtë kosovarë mund të arrijnë shumë lart”, ka thënë Majlinda për mediat pas ndeshjes.