KEK-ut i anulohet tenderi i ‘kurdisur’ (dokument)

129

Është anuluar tenderi i ‘kurdisur’ Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për furnizim me difuzer dhe valvula, sepse inicimi i këtij aktiviteti të prokurimit nga KEK është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

Paneli shqyrtues i Organittë Prokurimit konstatojë se në dosjen e tenderit specifikimet teknike përmbajnë paqartësi dhe se kërkesat nuk përshtaten me provat e dokumentuara, andaj i rekomandon KEK-ut që dosja e tenderit të jetë në pajtim me nenin 27 dhe natyrën e këtij aktiviteti të prokurimit dhe nenit 7.6 të LPP-së.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e një operatori ekonomik lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizimi me difuzer dhe valvula” të inicuar nga Autoriteti Kontraktues, Korporata Energjetike e Kosovës. Refuzohet vendimi për dhënie të kontratës të aktivitetit të prokurimit lidhurme procedurën e prokurimit…Urdhërohet autoriteti kontraktues KEK që procedurën e prokurimit për këtë mall ta ritenderoi, nëse edhe më tutje ka interes”, thuhet në vendimin e OSHP.

Pala ankuese pretendon se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast KEK me rastin e vlerësimit të ofertave nuk ka respektuar pikën 4.1 FDT- variantet.

Eksperti teknik i OSHP-së në raportin ekzistues me rast ka konstatuar se autoriteti kontraktues –Korporata Energjetike e Kosovës, gjatë vlerësimit të ofertave për aktivitetin e prokurimit: “Furnizimit me difuzer dhe valvula” me nr prokurimit nuk ka respektuar pikën 4.1 të FDT-së variantet për faktin se në pikën 4.1të FDT nuk janë lejuar variantet. Ndërsa, në rastin konkret OE i rekomanduar për kontratë ka ofertuar me variante.

Andaj, duke u bazuar në sqarimet e dhëna në raportin e ekzistues, ekipit teknik, i ka propozuar Panelit shqyrtues, që ky aktivitet i prokurimit të anulohet dhe të ritenderohet nëse edhe më tutje ka interes Autoriteti Kontraktues.

“Paneli shqyrtues konstatoi dhe vlerësoi se AK me rastin e inicimit të këtij aktiviteti të prokurimit AK-ja –KEK, në kundërshtim me nenin 28.7 të Ligjit të Prokurimit Publik ka hartuar specifika teknike. Andaj, Paneli shqyrtues sqaron se në bazë të provave të ofruara në raportin ekzistues, AK-ja nuk mund të përpiloj specifikime teknike të cilatbien në kundërshtim me pikën 4.1 të FDT-së ku AK-ja nuk ka lejuar që të përdoren variantet për furnizimet e kërkuara”, thuhet në vendim.

Paneli shqyrtues konstatojë se në dosjen e tenderit specifikimet teknike përmban paqartësi dhe se kërkesat nuk përshtaten me provat e dokumentuara, andaj i rekomandon AK që dosja e tenderit të jetë në pajtim me nenin 27 dhe natyrën e këtij aktiviteti të prokurimit dhe nenit 7.6 të LPP-së.

Në fund Paneli shqyrtues e obligoi AK-KEK që gjatë ritenderimit të këtij aktiviteti të prokurimit nëse edhe më tutje ka interes, t’i hartojë të gjitha specifikat teknike në harmoni me dispozitat e LPP dhe kërkesat e dosjes së tenderit të jenë në harmoni me natyrën e këtij aktiviteti të prokurimit dhe me njoftimin për kontratë. Paneli Shqyrtues, duke u bazuar në atë që u tha më lartë, vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi./KosovaPress/

kek1kek2kek3kek4