KEK-u – Prishtina, pensionohet futbollisti i njohur

256

KEK-u dhe Prishtina do të zhvillojnë një miqësore të dielën në Obiliq, por vëmendja do të jetë te diçka tjetër.

Kjo pasi në këtë ballafaqim do të përfundojë karrierën si futbollist aktiv kapiteni shumëvjeçar i KEK-ut, Afrim Visoka, transmeton Gazeta Sheshi.

Mbrojtësi ka luajtur për 16 vjet te KEK-u, derisa në një rast ka arritur ta fitojë edhe Kupën e Kosovës.

Visoka nga tash e tutje do të jetë pjesë e shtabit teknik të KEK-ut.