KB Ponte me reagimin skandaloz për ndërprerjen e takimit – Ish-reprezentuesi polak nxiti situatën

370

Ndeshja gjysmëfinale e playoffit, KB Ponte – KB Peja nuk ka gjetur fundin.

Derisa basketbollistët po shkonin në zhveshtore pas pjesës së parë, ka nisur përleshja mes basketbollistëve të dy skuadrave.

Në pamje shihet se gjatë përleshjes janë përfshirë dhjetra persona në mesin e tyre edhe zyrtarë të dy klubeve.

Tashmë ka reaguar edhe KB Ponte nga Prizreni ku basketbollistit më të mirë kosovar i janë referuar si “Reprezentuesi Polak”.

Sipas tyre, Berisha gjatë gjithë kohës ka provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rëndë jo bankën dhe gjyqtarin Mumini.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë: /Gazeta Sheshi/