Katër futbollistët e mbetur te Prishtina që festuan titullin e vitit 2013

1012

Prishtina ka bërë një nga rikthimet më senzacionale në histori të Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit ishin shumë larg objektivave deri në mesin e sezonit, por më pas u rikthyen fuqishëm dhe janë gati për t’u shpallur kampionë, shkruan Olle.

Ky do të ishte titulli i 11-të pas luftës për Prishtinën dhe për ta arritur atë i duhet vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit.

“Plisat” për herë të fundit kanë fituar titullin e kampionit më 2012/13. Nga ajo gjeneratë e futbollistëve, tani janë vetëm katër prej tyre që mund të përsërisin suksesin, Besnik Krasniqi, Behar Maliqi, Enis Gavazaj dhe Alban Muqiqi.

Kujtojmë se ndeshjen e javës së parafundit, Prishtina e zhvillon nesër në udhëtim te Gjilani me fillim nga ora 15:00.