Kastrati zhbllokohet në Hungari, shënon gol në fitoren e skuadrës së tij

111

Lirim Kastrati, me në fund ka gjetur golin për skuadrën e tij Ujpest në kampionatin hungarez, shkruan Gazetasheshi.com

Mbrojtësi i Kosovës golin e ka arritur në fitoren e Ujpesit ndaj Mezokovesd-Zsory me rezultat prej 3:0.

22 vjeçarin ishte ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 9-të, e më pas u dyfishua nga Mitrovic në minutën e 43-të dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Ndërsa në franksionin e dytë u trefishua epërsia me anë te Tallo në minutën e 60-të.

Për, Kastratin, në 20 ndeshje sa ka luajtur për Ujpest në kampionati ne Hungarisë, ky ishte goli i parë i tij.

Ujpest me këtë fitore pozicionohet në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Zsory në vendin e tetë me të njëjta pikë sa Ujpest.

/GazetaSheshi/