Karim Benzema lirohet nga akuzat, mund të luaje në Europian

123

Gjykata e Apelit në Francë ka hequr masat parandaluse që e ndalonin Karim Benzeman të ketë kontakt me Mathieu Valbuenan. Vendimi i gjyqësorit në lidhje me çështjen është shtyrë nga një apel ndaj kësaj mase parandaluese.

Sulmuesi i Real Madridi tani mund të rikthehet në detyrën e tij me kombëtaren e Francës. Me 17 Mars, Didier Deschamps do e emëroje skuadrën e tij për ndeshjen ndaj Holandës (25 Mars) dhe Rusisë (29 Mars) në Paris dhe Karim Benzema mund të jetë në listën e të ftuarve.

Pasi që të jetë rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, Benzema poashtu do të rikthehet me skuadrën e Real Madridit për ndeshjen ndaj Sevillas. “Kemi marrë hapin e parë. Nga kjo pikëpamje, jemi të lumtur”, tha avokati i Benzemas, Sylvain Cormier, kur informoi mediat në lidhje me verdiktin e gjykatës.

Cormier poashtu potencoi se futbollisti – i cili ka qenë nën akuzën e një shantazhi që ka përfshirë bashkëlojtarin e tij Mathieu Valbuenan – ishte ‘shumë i lumtur’ kur dëgjoi këtë lajm.