Kante nënshkruan me klubin e ri

252

Mesfushori N’Golo Kante do të largohet nga Leicester City.

Reprezentuesi francez do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në Chelsea, raportojnë mediat britanike.

“Blues” do të paguajnë 36 milionë euro për blerjen e tij.

Kante ishte një prej futbollistëve kryesorë tek Leicester City në edicionin e kaluar.

Kurse, menaxheri i ri i Chelseas, Antonio Conte e pret në Stamford Bridge.